Policia fillon bastisje brenda kazinove në Karaçevë

 

Ka filluar bastisja në fshatin Karaçevë brenda kazinove, kallxo.com ka mësuar se deri më tani janë arrestuar disa persona.

Ndërsa ekipe të shumta të policisë së njësive të ndryshme deri te njëria elitë FIT janë të inkuadruar në këtë aksion kundër kazinove në Karaçevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet ka premtuar mbylljen e kazinove në Karaçevë.

Veliu ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti.

“Unë në shkurt kam kërkuar që të ndërmarrim aksion por këtë aksion nuk e ka përkrahur shefi juaj (Albin Kurti), tani nuk e kam asnjë pengesë dhe atë punë do ta bëjë do të dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu. /kallxo.com

Back to top button