Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për aksidentin mbrëmshëm në Klinë

Një person ka vdekur dhe nëntë tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në hyrje të Klinës, ku një autobus është aksidentuar me dy vetura.
Sot Policia e Kosovë përmes një  komunikate për media ka treguar se të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.
Policia njofton se me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë./21Media 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button