Policia jep sqarime rreth arrestimit të mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant dhe ngriti dorë

 

Policia sot dha sqarime lidhur me arrestimin e mbrëmshëm të një qytetari në sheshin e Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për rtv21.tv informoi se personit të arrestuar i është tërhequr vërejtja disa herë, por i cili, sipas Hoxhës, nuk i ka përfillur urdhërat e policisë, ka ofenduar dhe ka ngritur dorën ndaj zyrtarëve policorë.

“Reth ores 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988)  i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka perfill urdhrat e zyrtareve policor, kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret  dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.”, u bë e ditur në përgjigjien e Hoxhës.

Ai shtoi se gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare.”, shtoi më tutje Hoxha.

Po ashtu, lidhur me rastin poashtu janë njoftuar hetimet rajonale të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button