Politikani kanadez kërkon falje pasi urinoi gjatë një videolidhjeje
Politikani kanadez, William Amos ka kërkuar falje pasi ka urinuar gjatë një videolidhje virtuale të parlamentit.
Kjo është skandali i dytë i William Amos, pasi rreth një muaj më parë, ai u shfaq i zhveshur në një videolidhje tjetër me kolegët.
“Jam shum i turpëruar nga veprimet e mija dhe dhimbja, sikleti që ato pamje mund të kenë shkaktuar te çdo kush që i ka parë” tha Amos.
Gjithashtu, skandalin e fundit ai e përshkroi si “të papranueshëm” por, “aksidental”, raporton BBC.
Në një komunikatë, politikani i cili është pjesë e Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, tha se do të largohet nga disa detyra me të cilat ngarkohet.
“Jam shumë mirënjohës ndaj përkrahjes së vazhdueshme të stafit dhe dashurisë që marrë nga familja ime”, shtoi ndër të tjera ai./21Media