Popovci: DKA-të s’kanë bërë kërkesa të sakta në raport me numrin e nxënësve

Lidhur me mungesën e teksteve shkollore, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Popovci tha se kjo ka ndodhur pasi që disa drejtori komunale të arsimit (DKA) nuk kanë bërë kërkesa të sakta në raport me numrin e nxënësve.
Ai tha se disa DKA kanë dërguar kërkesa për tekste shkollore vetëm për shkolla publike, prandaj shumë shkolla private kanë mbetur pa u furnizuar me tekste shkollore.
“Këtë vit shkollor do të shpërndahen tekstet për klasën 1-5 dhe 8, si dhe tekstet alternative për nxënësit 6-7 dhe po ashtu është kërkuar në mënyrë të qartë dhe të pa ekuivok shkollat t’i mbledhin tekstet për klasën 6, 7 dhe 9 dhe ato tua shpërndajnë nxënësve… Ne deri tani nuk kemi asnjë ankesë të vetme nga asnjë drejtori komunale e arsimit se iu kanë shkuar tekstet ndryshe nga ajo se si e kanë kërkuar domethënë çdo gjë është në përputhje me kërkesat që kanë ardhur nga drejtoritë komunale të arsimit. Ka shqetësime nga ana e prindërve dhe njoftimet nga mësimdhënësit, andaj MASHT ka reaguar duke dërguar komisionin nëpër disa shkolla…Ne kemi gjetur se shpërndarja është bërë në bazë të kërkesës, por kemi gjetur se nga ana e disa drejtorive komunale të arsimit nuk janë bërë kërkesa të sakta në raport me numrin e nxënësve”, deklaroi Pupovci në një konferencë për media./21Media

Back to top button