Janeva do të punojë edhe pas skadimit të afatit

Janeva do të punojë edhe pas skadimit të afatit

Funskionarë të lartë dhe shumë persona të tjerë të cilët janë përgjuar në periudhën e viteve 2008-2015 do të gjenden në pakon e re të akuzave të cilat Prokuroria Publike Speciale planifikon t’ dorëzojë deri në fund të javës së ardhshme.

Prokurorja speciale Katica Janeva sot tha se nuk përjashtohet mundësia për disa të dyshuar, ndjekja penale që ndërpritet, por një pjesë e madhe do të duhet që pafajësinë e tyre ta dëshmojnë të gjykatë.

“Shpresoj se gjykata do të shfaqë vëmendje të mjaftueshme ndaj provave tona, në bazë të të cilave i dorëzojnë aktakuzat, me qëllim që në seancë gjyqësore t’i ballafaqojmë argumentet tona me ato të mbrojtjes së të dyshuarve”, u shpreh Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Prej gjithsej 20 hetimeve të hapura, deri në javën e kaluar, PPS ka përfunduar 13 prej tyre. Rastet TNT, Titanik, Trust, Tortura, Trista, Trajektorja dhe Fortesa, me gjasë do të rezultojnë me aktakuza. Por, një javë para skadimit të afatit për ngritjen e akuzave, Janeva pranon se për shkak të vëllimit të madh, nuk janë përpunuar gjysma e bisedave të përgjuasra.

“Mandati i PPS është pesë vjet me të drejtë vazhdimi deri një vjet. Ne kemi mandat për të punuar. Do të vazhdojmë të punojnë ndaj misionit tonë për t’i përpunuar të gjitha bisedat. Sa i takon afatit për dorëzimin e akuzave, kjo është e diskutueshme dhe për këtë temë po bisedohet. Shpresoj se shumë shpejtë do të gjendet zgjidhje, ndërsa edhe në periudhën e ardhshme, prisni të hapim hetime edhe për biseda të tjera të përgjuara”, shtoi ajo.

Për herë të parë në historinë e sistemin gjyqësor të Maqedonisë, para dy viteve u formua Prokuroria Publike Speciale si një prej zgjidhjeve për tejkalimin e krizës së thellë politike në të cilën u zhyt vendi, veçanërisht pas zbardhjes së aferës së përgjimeve. Nënshkrim vunë liderët e katër partive kryesore politike në Maqedoni, por VMRO-DPMNE e ish kryeministrit Nikolla Gruevski është partia e vetme që haptazi e kundërshton vazhdimin e mandatit të PPS.

Përkundër ve nga ana e gjykavatave të vnedit dhe instituiocneve shtetërore, PPS mori mbështetjen e faktorit ndërkombëtar i cili ndërmjetësoi për tejkalimin e krizës. Deri tani, PPS ka dorëzuar vetëm tre akuza, edhe atë për shkatërrimin e provave të përgjimit, për dhunën në Komunën Qendër dhe për keqpërdorimet gjatë transportit të nxënësve nga Manastiri./21Media