Presidenti i Iranit e anulon intervistën me gazetaren që refuzoi ta vinte shaminë

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi anuloi një intervistë me CNN të mërkurën pasi gazetarja, Christiane Amanpour, refuzoi të mbante hixhab gjatë intervistës.

“Kjo do të ishte intervista e parë e Presidentit Raisi në tokën amerikane, gjatë vizitës së tij në Neë York. Pas javësh planifikimi dhe tetë orësh vendosjeje të pajisjeve të përkthimit, dritave dhe kamerave, ne ishim gati. Por asnjë shenjë e Presidentit Raisi”, shkroi Amanpour në Twitter.

40 minuta pasi duhej të fillonte intervista, një ndihmës i presidentit iu afrua dhe i kërkoi asaj të mbante një shami, transmeton rtv21.tv.

“Kam refuzuar me mirësjellje”, ka shkruar ajo. “Ne jemi në New York, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë. Unë theksova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e ka kërkuar këtë kur unë i kam intervistuar ata jashtë Iranit. Ndihmësi e bëri të qartë se intervista nuk do të ndodhte nëse nuk do të mbaja shami”.

Amanpour u largua dhe intervista nuk u zhvillua.

Gazetarja e CBS u detyrua të mbante hixhab gjatë një interviste me Raisin

Javën e kaluar, Raisi dha një intervistë për programin 60 Minutes të CBS. Gazetarja e CBS, Leslie Stahl, përshkroi se si asaj i thanë “si të vishej, të mos ulet para tij dhe të mos e ndërpresë atë”, përpara intervistës.

Intervista e anuluar vjen mes protestave intensive në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua dhe u raportua se u rrah nga policia në Teheran./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button