Presidentja mban fjalim në Universitetin e Pittsburgh-ut, ku studioi e ligjëroi për disa vite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, ku ka studiuar e më pas ka ligjëruar për disa vite.
Ajo ka thënë se ishte ishte një nder i veçantë të rikthehet aty.
“Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë. Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.