Kaloni te përmbajtja kryesore

Prindërit e pa kënaqur me çmimet e librave, libraritë shesin mjetet shkollore pa kupon fiskal

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e librave shkollor, krijoi  rrëmujë të pazakontë në libraritë e kryeqytetit, duke sjellë paqartësi tek prindërit dhe nxënësit. Përpos manipulimeve që prindërit pretendojnë se po I bëjnë libraritë, problem në vete është edhe mungesa e librave.

“…N’përgjithësi nuk mundem me dhanë një shifër të saktë sepse i kemi ble pjesë pjesë, mirëpo afer 150 për dy fmitë po. Jena tu mundu me i kompletu”, tha Fitore Jashari, nënë.

“…Gjermanishtja që është libri bazë, jo se s’ka mbetë…”, tha Majlinda Jashari, nxënëse.

Disa prindër pasi aplikuan për subvencionim të librave dhe mjeteve mësimore,  morën përgjigje nga Qeveria vetëm për 50 euro.

“…Po veç edhe nja tri m’kanë mbetë pa i ble. Po 50 euro mi ka qitë qeveria, 30 s’mi ka qite hic, po pres tash kom bo ankese, te kqyrim…”, deklaroi Arton Bashota, qytetar.

Disa qytetarë për RTV21 thanë se ende nuk i kanë blerë mjetet shkollore.

“…Vallahi si kena ble hala krejt, do po i jepin në shkollë do po duhet me i ble. Po pak po, të larta ishin valla…”

“…S’kanë mjaftu valla për qito niher sa i kena ble janë shtrejt, i kanë shtrejtu pak çmimet. Jo nuk ka qenë i mjaftueshëm, jo si kena marre të gjitha hale se tash po i ndrrojnë herë Dukagjinit her tjetërkujt. Her po gjinden her s’po gjinden…”

Në disa librari, siç thonë prindërit, nuk jepen kupona fiskal mjetet shkollore të shitura.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Vjollca Shala, thotë se vendimi i Qeverisë ka rezultuar të jetë i pasuksesshëm, gjë të cilën e pohojnë edhe prindërit duke pritur në rradhë të gjata para librarive.

“…Tani kur i kemi parasysh se ne disa librari është ngritur cmimi i librave, natyrisht qe subvencionimi nga qeveria e Kosovës per tekste mësimore përmes platformës E-Kosova, nuk po mjafton për blerje të teksteve mësimore për nxënësit e klasëve nga e 1 në të 5. Është menduar qe 50 euro do të jenë të mjaftueshme për tekste shkollore dhe 30 për mjete të tjera mësimore, por, nganjëherë po shkon çmimi edhe më i lartë veç per libra është më i lartë se 50 euro…”, tha Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore që nga viti 2008, por, sivjet Ministria e Arsimit mori vendim për subvencion për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, pasi siç u shprehën, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button