Pritet të ulet numri i nënkryetarëve të Kuvendit në Maqedoni

 

Jo pesë, por 3 nënkryetarë pritët që të ketë Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, pasi partitë më të mëdha të shumicës dhe opozitës, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-ja do të heqin dorë nga kandidati i tyre.

Nëse këto dy parti nuk propozojnë kandidat, në lojë mbeten tre poste të nënkryetarëve të cilat u takojnë partive parlamentare më të vogla.

“VMRO-DPMNE-ja është deklaruar se as nuk pranon dhe as do të propozojë nënkryetar të Kuvendit, për shkak se ky hap që po e bëjmë ka dy shkaqe. Sepse aq nënkryetarë është ekonomisht i paarsyeshëm sepse shpenzohen paratë e qytetarëve dhe e dyta bëhet fjalë për pozitë e cila është trilluar nga LSDM-ja”, theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Zoran Zaev edhe sot përsëriti qëndrimin, se nëse VMRO-DPMNE-ja nuk propozon në Kuvend kandidat, edhe LSDM nuk do të propozojë.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja tërhiqet, atëherë edhe LSDM do të tërhiqet që t’ua lëmë numrin partive më të vogla. Unë e ndoqa deklaratën e tyre. Ata thanë se nuk e pranojmë propozimin e Zaevit por do të tërhiqemi. Është e njëjtë, do të shohim. Ajo është transparencë, si do të veprojnë ashtu edhe ne do të sillemi sepse në fund është përgjegjësia”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në seancën e 25 gushtit u verifikuar numri i nënkryetarëve që të jetë 5, megjithatë vazhdimi i kësaj seance nuk është caktuar. Numri i lartë i nënkryetarëve përveç se shihet si ngarkesë financiare, sipas Institutit për Demokraci “Societas Civilis – Shkup” nuk kishte leverdi as në aspekt të produktivitetet. Ata propozuan që të ketë vetëm dy nënkryetarë./21Media

Back to top button