Problem me vinçin, vdiq një person në Deçan pasi vetura ra mbi të

Një person ka vdekur sot rreth orës 17:00 në fshatin Isniq të Deçanit, derisa ka qenë duke punuar në veturën e tij të cilën e ka ngritur më vinç.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, derisa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura. Menjëherë është njoftuar emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçanit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button