Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje 5 milionëshe me Ndërmarrjet Publike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës, në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Publike, kanë nënshkruar sot marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.
Sipas MFPT-së, këto mjete pritet t’u ndihmojnë Ndërmarrjeve Publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë COVID-19.
“Marrëveshjet e nën-huazara nga MFPT tek Ndërmarrjet Publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe Ndërmarrjeve Publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Murati me këtë rast vlerësoi bashkëpunimin me BERZH-in për mundësimin e kësaj marrëveshje që përkrah Ndërmarrjet Publike. Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të Ndërmarrjeve Publike, si ofrues të rëndësishëm të infrastrukturës vitale të vendit./21Media

Back to top button