Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin që godit për vdekje dy fëmijët

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim për shoferin që goditi për vdekje dy fëmijë në Carralevë të Shtimes.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit V.M., i cili gjendet në ndalim që nga data 09 maj 2021”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf” nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku i njëjti nuk ia ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve në rrugë, ashtu që godet dy fëmijët, tani të ndjerë, të cilët ishin jashtë rrugës, ku me ç’rast ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”./21Media

Back to top button