Protestuesit hedhin sërish bomba tymuese, fishekzjarre e shishe ndaj policisë para Kuvendit – dy policë të lënduar

Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” u përshkallëzua sërish sonte para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Siç raportuan gazetarët nga terreni, në kordonin policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit u hedhën bomba tymuese, fishekzjarre dhe shishe. MPB-ja konfirmoi se dy policë mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, u ndaluan disa persona që hedhën mjete të forta në drejtim të tyre dhe të Kuvendit.
Marshimi protestues nisi para Qeverisë, nga ku protestuesit u drejtuan drejt Ministrisë së Jashtme, ku lanë trëndafila para policisë dhe më pas vazhduan drejt Kuvendit.
Në udhëkryqin përballë sheshit Skënderbeu, në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pati një përplasje mes protestuesve dhe një grupi njerëzish të tjerë nga ku dëshmitarë okularë pohojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, shkruan TV21./21Media

Back to top button