Pse shkaktohet sulmi në tru, cilat janë shenjat e tij, tregon neurologu Jashari

“Sulmi në tru është mbyllje e enës së gjakut, që ka origjinë nga ndryshimet arteriosklerotike apo trombeve që vijnë nga zemra.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Rushit Jashari.
Neurologu ka deklaruar se sulmi në tru shkaktohet si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në enët e gjakut siç janë: pllakat arteriosklerotike, embolitë e enëve të gjakut.
Çfarë është sulmi në tru dhe cilat janë simptomat? - Telegrafi
Shkaktarët e këtyre ndryshimeve, sipas Dr. Jasharit, janë sëmundjet kardiake, siç është: hipertensioni, fibrilacioni i zemrës, kardiomiopatitë kronike, diabeti mielit, dislipidemit (sasia e tepërt e yndyrës në gjak), ushqimi jo i shëndetshëm, konsumimi i pijeve alkoolike, abuzimi me substanca narkotike, përdorimi i kontraceptiveve.
Neurologu Jashari gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se cilat janë simptomat e sulmit në tru.
“Shenjat e sulmit në tru janë: dhimbja e kokës, marramendja, mundimi, mpirja e ekstremiteteve, dobësimi i ekstremiteteve, teë percjellura me pares ose plegji, humbja e vetëdijes dhe me avancimin e sëmundjes përcillen edhe me gjendje komatoze, që përfundojnë në shumë raste me fatalitet.”, ka bërë të ditur ai.
Si të identifikoni shenjat e sulmit në tru – KOHA
I pyetur se a mund të parandalohet sulmi në tru, Dr. Rushit Jashari ka shtuar se sulmi me tru mund të parandalohet nëse individi informohet dhe ka edukatë shëndetësore./21Media

Back to top button