PSG rivalizon Bayernin për Kane

Paris Saint-Germain është gati bëjë luftë me Bayern Munich për Harry Kane, për sa kohë që ata mund të binden se sulmuesi është i gatshëm të transferohet në Francë, raporton “The Times”.

Tottenhami dëshiron të paktën 100 milionë funte për reprezentuesin anglez dhe PSG është i gatshëm ta marr atë pavarësisht asaj nëse Kylian Mbappe do të qëndrojë në klub apo jo.

Bayerni tash e disa javë është në kontakte me skuadrën gjermane për sulmuesin anglez, por edhe më tutje nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare, derisa lojtari duket i gatshëm për të ndryshuar ambient për shkak se tek Tottenhami nuk po arrin të fitojë trofe.

Back to top button