Publikohet harta me vendlindjet e të famshmëve, Rita krenare për Kosovën
Dje është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.
Harta e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.
Rita është lindur në Prishtinë më 26 nëntor të vitit 1991.
Rita përndryshe ishte vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar./21Media