Pulisic arrin në Milano

Finalizimi i transferimit të Christian Pulisic te Milani tani është vetëm çështje kohe.
Ylli amerikan veçse ka mbërritur në Milano dhe gjeti kohë për mesazhin e tij të parë drejt tifozëve Rossonerë.
“Mezi pres që t’ia fillojë”, tha Pulisic.
Pulisic ka mbërritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, para se të finalizojë transferimin te Milani nga skuadra e Chelseat.
Marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat pritet të kap shifrën e 20 milionë eurove, si dhe dy milionë euro të tjera në formë të bonuseve.
Pulisic arriti në mëngjesin e sotëm në aeroportin Linate të Milanos, dhe Milani ka postuar dy video të arritjes së yllit amerikan në “Instagram”.
Në njërën prej tyre, Pulisic dërgoi mesazhin e parë drejt tifozëve të tij të rinj.
“Vetëm sa kam mbërritur në Milan, jam tejet i emocionuar që jam këtu dhe mezi prej që t’ia fillojë”, tha Pulisic. /kp
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?