Punë t’mbarë, bujku që ka të mbjellur 2 hektar dredhëza

Çdo të hënë në kuadër të programit ”Për ditë të mbarë” jepet reportazhi i përjavshëm kushtuar bujqësisë, ”Punë t’mbarë”.
Në këtë të hëne, ekipi i RTV21 sollën reportazhin e vjeljes së dredhëzave në Krushë të Madhe.
Abazi së bashku me bacën Muharrem Hoti edhe pse në temperatura të larta, kanë arritur t’i vjelin dredhëzat pa asnjë problem.
Bujku, Muharrem Hoti ka treguar se ai ka të mbjellura 2 hektar dredhëza.

Hoti ka treguar se krahas mundit që do kultivimi i dredhëzave, shitja e tyre nuk sjellë edhe aq përfitime. Me këtë rast ai ka treguar se ”sheherlitë”, thonë se ata fitojmë shumë.

Reportazhin e radhës të shitjes së dredhëzave do të mund ta ndiqni sot një javë./21Media

Back to top button