Punëtorët shëndetësorë kundër grevës: 40 euro nuk janë arsye
Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur që të mos i bashkëngjitet grevës së përgjithshme, pasi siç janë shprehur, “kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë sepse punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme, FSSHK-ja të marrë veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro”.
Po ashtu, arsye tjetër është “Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij”.
Kryesia ka vendosur që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor, t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Kosovës.
“Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale, konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në Grevë”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së./21Media