Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinës nga e hëna në grevë

Punëtorët teknikë  të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të Komunës së Prishtinës, të hënën do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar.

Njoftimin e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka njoftuar se greva do të nis në orën 08:00. Po ashtu, sipas njoftimit, ata po hyjnë në grevë për shkak të “maltretimit që po iu bëhet me paga dhe ato shumë të vogla”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button