VV paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shkëmbimin e pronave në kryeqytet

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të hënën do të thërras seancë të jashtëzakonshme në kuvendin komunal për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

Kjo seancë, sipas degës në qendër të kësaj partie, do të mbahet të enjten.

VV-ja ka bërë thirrje për të gjitha subjektet politike që të bashkohen në këtë nismë, të cilët ajo e ka quajtur jetike për mbrojtjen e pronës publike.

“Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Komunës së Prishtinës për këmbim të një prone komunale me një pron private të, siç është thënë, ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, është pezulluar nga Ministria e Financave. Ajo ka thënë se ka tërhequr ligjshmërinë e dhënë më parë edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe se lënda i është kthyer për rivendosje Kuvendi Komunal të Prishtinës.

Back to top button