Putin pretendon se Rusia nuk ka vrarë civilë në Bucha

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në qendrën hapsinore në lindjen e largët të Rusisë, ka pretenduar se ushtarët rus nuk kanë kryer mizori në qytetin ukrainas,  Bucha.

Putin i ka hedhur poshtë dëshmitë e dukshme të fotografive të vrasjeve të civilëve.

Presidenti rus, tha gjithashtu se pushtimi i tij në vendin fqinj po shkonte sipas planit, por se bisedimet e paqes kishin dështuar pasi ukrainasit thyen marrëveshjet e mëparshme.

Ai u citua të thoshte se ajo që po ndodhte në Ukrainë ishte një “tragjedi”, por këmbënguli se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pushtonte.

Nga ana tjetër,  janë shfaqur fotografi të ndërtesave të mbetura të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët në një stendë të shpërndarjes së ushqimit në Bucha, në periferi të Kievit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Të paktën 52 njerëz vdiqën të premten, duke përfshirë fëmijë dhe dhjetëra u plagosën, pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ndërsa civilët po përpiqeshin të largoheshin nga luftimet.

Autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit, ishin fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbahen përgjegjës, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ndërsa, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pretendoi se mizoritë e zbuluara në qytetin Bucha të Kievit janë dëshmi e krimeve të luftës. Presidentja e BE-së vizitoi Ukrainën të premten për të dëshmuar pasojat e bombardimeve ruse në qytete si Bucha./21Media

Pamje nga zhvarrosja e varrezave masive në Bucha

Back to top button