Putin uron Vuçiqin për fitoren, zotohen për marrëdhënie miqësore

Serbia po sheh mundësinë e vazhdimit të kontratës për furnizmim me gaz nga Rusia.
Gjatë një bisede telefonike, presidenti serb Aleksander Vuçiq i përmendi presidentin rus Vlladimir Putin “vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë, thuhet në deklaratën e presidencës së Serbisë.
Në të njëjtën kohë, Vuçiq dhe Putin deklaruan se kontrata afatgjatë e gazit që kishte Serbia skadon më 31 maj të këtij viti dhe se është e nevojshme që sa më shpejtë të fillohen bisedimet për çmimin, sasinë dhe kushtet e tjera të prokurimit për Serbinë.
Pas skadimit të marrëveshjes për furnizim me gaz, Vuçiqi gjatë një takimi në Moskë në nëntor ishte pajtuar me Putinin që çmimi i gazit për Beogradin të mos ndryshonte, pra të kufizohej në 270 dollarë për 1,000 metra kub deri në maj të vitit 2022.
Gjatë kësaj bisede Putin ka uruar Vuçin për fitoren në zgjedhje.
“Me këtë rast presidentit Vuçiq i uroi fat dhe suksese në pozitën e tij përgjegjëse si kreu i shtetit dhe përparimin e Serbisë në pesë vitet e ardhshme, me bindje se Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore”, thuhet ndër tjerash në urimin e Putin.
Vuçiq falënderoi për urimet dhe tha se Republika e Serbisë do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës./21Media

Back to top button