Qendra Historike e Prizrenit dhe Kalaja e Prizrenit drejt zbatimit të dy Planeve të Menaxhimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar për hapat e parë drejt zbatimit të dy Planeve të Menaxhimit, për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit.
Në njoftim bëhet e ditur se pas aprovimit dhe publikimit të Planeve të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe atij për Kalanë e Prizrenit, janë zhvilluar një numër i takimeve konsultuese me palët kyçe të interesit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka emëruar Komisionin Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Njësinë Menaxhuese për Kalanë e Prizrenit.
Komisioni Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale dhe të shoqërisë civile, dhe ka për detyrë koordinimin e veprimeve për të siguruar zbatim efikas të prioriteteve dhe objektivave të paraqitura në planin e veprimit dhe menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Njësia Menaxhuese për “Kalanë e Prizrenit” përbëhet nga përfaqësues të MKRS, IAK dhe Komunës së Prizrenit, ndërsa është përgjegjëse për administrimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e Kalasë së Prizrenit, duke mundësuar shfrytëzimin si hapësirë multi-finksionale, në përputhje me vlerat e trashëgimisë kulturore./21Media

Bashkangjitur gjeni dy vendimet:
Back to top button