Qeveria i reagon BE-së: BE-ja duhet të luaj edhe rolin e referit që i bie filikaçës kur ka shkelje të marrëveshjeve

Qeveria e Kosovës ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosreagim ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovë dhe mosveprim ndaj shkeljes së marrëveshjes bazike nga ana e saj Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziua tha për rtv21 se BE-ja nuk duhet të jetë vetëm fasilitues i takimeve dhe vendtakim për të diskutua por edhe duhet të tregojë pronësi mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të luaj sic ka thënë, rolin e referit që bie filikaçës kur ka shkelje të marrëveshjeve”.

“Serbia në vazhdimësi, që prej ditës së parë, e pengon zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj duke e shkelur në vazhdimësi dhe duke e refuzuar nënshkrimin e saj. Për ne BE-ja nuk duhet të jetë vetëm fasilitues i takimeve dhe vendtakim për të diskutuar. Ajo duhet të tregojë pronësi mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të luaj rolin e referit që bie filikaçës kur ka shkelje të marrëveshjeve. Në këto 20 muaj prej marrëveshjes kemi parë ndrojtje dhe rezervim të vazhdueshëm të BE-së për të kritikuar Serbinë sa herë që ajo ka bërë shkelje, e shkeljet janë të shumta dhe të shpeshta. Në anën tjetër me Kosovën tregohet e ashpër edhe kur ajo insiston në respektimin e marrëveshjeve të arritura pikërisht nën ndërmjetësimin e BE-së dhe në respektimin e sundimit të ligjit, vlerë kjo themeltare e BE-së”, tha Kryeziu për RTV21./21Media

Back to top button