Qeveria ndanë mbi 150 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e saj pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto, si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro.

Sipas njoftimit të Qeverisë, këto mjete financiare janë ndarë për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020./21Media

Back to top button