Qorrolli: SHBA-ja dhe BE-ja t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit tek Kosova
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, kërkoi nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ajo ta dorëzojë vullnetarisht tek autoritetet e Kosovës përgjegjësin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, Millan Radoiçiq.
Qorrolli tha për RTV21 se autoritetet e Kosovës do të garantojnë një gjykim të drejtë për Radoçiqin dhe të tjerët e përfshirë në sulmin në Banjskë.
“Sigurisht që presioni ndërkombëtar politik është i mirëseardhur meqë dy vendet janë shtete mosnjohjëse…Duke qenë që jemi në pozicion mosnjohës faktori ndërkombëtar. BE-ja dhe SHBA-ja t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ajo ta dorëzojë vullnetarisht Radoiçiqin për cka autoritetet tona i garantojnë se Radoçiqi dhe të tjerët do kenë gjykim dhe monitorim të drejtë” tha zëvendësministri Qorrolli./RTV21/21Media