QUINT kërkon të mbahet referendumi serb në Kosovë, reagojnë nga MPJD-ja

Qeverisë së Kosovës po i bëhet presion i vazhdueshëm që ta lejoj organizmin e referedumit të Serbisë në Kosovë
Së fundmi, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe shtetet e QUINT-it, ku iu është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës, sipas praktikave të kaluara.
Në lidhje me këtë, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se Serbia përmes kërkesave të arsyeshme po synon të legjitimoj destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit.
”E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje në ‘Facebook’, ka shkruar se jemi të barabartë mes fqinjëve në rajon, prandaj duhet të shikohen edhe praktikat e tyre në raport me pakicat serbe dhe me këtë proces votimi. Anëtarësimi në BE është synim prandaj duhet t’i shohim edhe praktikat e vendeve anëtare të cilat kanë pakica serbe.
”Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar tutje Ahmeti./21Media

Back to top button