Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 600 euro

Një qytetar në Lipjan e ka dorëzuar në Polici një kuletë që kishte gjetur.

Policia ka njoftuar se kuleta me mbi 600 euro, i është kthyer pronarit.

“Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të parë.Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit”, ka shkruar Policia në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku kanë publikuar edhe fotografi të parave që ishin në kuletën e gjetur./21Media

Back to top button