Raftet bosh, por Rusia iu thotë qytetarëve “mos u frikësoni”

Qeveria ruse këmbëngul se nuk ka nevojë për panik për disponueshmërinë e ushqimeve bazë.
“Ne po mbulojmë plotësisht nevojat tona për sheqer dhe hikërror”, tha zëvendëskryeministrja Viktoria Abramchenko.
Ajo shtoi se nuk ka nevojë për panik dhe nuk ka nevojë të grumbullohen ato mallra, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, ajo tha se Rusia do të rrisë sipërfaqen e tokës së përdorur për të mbjellë panxhar sheqeri dhe hikërror sivjet.
Abramchenko tha gjithashtu se deri më tani sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk japin arsye për të pritur ndonjë mungesë ushqimi. Ajo tha se Rusia po zgjeronte importet nga “vendet mike” për të garantuar rezervat e produkteve të qumështit, frutave dhe perimeve, mishit dhe ushqimit të kafshëve. Ajo përmendi ish-fqinjët sovjetikë në atë grup, si dhe Turqinë, Indinë dhe Kinën.
Sanksionet kanë ulur vlerën e rublës, duke i bërë ushqimet e importuara më të shtrenjta. Ata gjithashtu e kanë bërë më të vështirë për Rusinë përdorimin e shërbimeve financiare ndërkombëtare./21Media

Back to top button