Rama ka një mesazh në ditën e heshtjes zgjedhore

Rama nuk e “prishë” zakonin e mëngjesit

Derisa sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore dhe fushata u mbyll mesnatën e së premtes, kryeministri Edi Rama nuk e ka prishur rutinën e mëngjesit, teksa uron gjithë shqiptarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Me një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, me imazhe nga gjithë vendi, Rama ka uruar “Mirëmëngjesi”.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një të shtunë sa më të qetë”, shkruan Rama, duke u treguar i kujdesshëm për thirrje elektorale, e duke shmangur edhe simbolet partiake në postim.

Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.

Back to top button