Rama në Liban për riatdhesimin, 19 gra dhe fëmijë largohen nga kampet e ISIS në Siri

Pesë gra dhe 14 fëmijë të cilët prej kohësh ndodheshin në kampin Roj në Siri do të riatdhesohen nesër në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i NBC, Mahmoud Shikhibra, në rrjetin social Twitter, ku ka publikuar foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve.
Fotoja tregon vetëm fytyrën e fëmijëve e ndërsa atyre të grave janë të mbuluara.


Ndërkohë rreth orës 15:56 përmes një videoje në Facebook, operacionin e njoftoi dhe kryeministri Edi Rama ku u shfaq në Beirut duke zbritur nga avioni dhe më pas në një takim me gjeneralin libanez Abbas Ibrahim. Rama shoqërohet dhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”./oranews

Back to top button