Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, reagon Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka dënuar sulmin e sontëm ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.
Mehaj ka theksuar se do të qëndrojnë përkrahë insitucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët kanë pësuar gjatë sulmit dhe familjarëve të tyre.
“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.”, është shkruar në faqen e ministrit në Facebook.
Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incident ka ndodhur sonte në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes./21Media

Back to top button