Rama pret në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot është takuar me organizatorët e “Sunny Hill”.
Në mesin e tyre i pranishëm ishte edhe babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, Dukagjin Lipa, si themelues dhe drejtor i festivalit.
Rama në Facebook ka shkruar se së bashku kanë për qëllim që Prishtinën ta kthejnë në qytet me karakter unik në botë.

Në vitin 2019 “Sunny Hill” u organizua për herë të fundit në të cilin kishin performuar edhe nga tregu muzikor ndërkombëtar. Festivali u anulua në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të situatës së krijuar me Covid-19./21Media

Back to top button