Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka liruar nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale.
Vendimi për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoreshës së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi, thuhet të jetë marrë me qëllim ngritjen e performancës dhe efikasitetin në kabinetin e kryetarit.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci./21Media

Back to top button