Raportohen disa parregullsi në Dardani

Në shkollën “Dardania” kanë votuar 3 mijë e 816 persona

Për varë mbajtjen e zgjedhjeve në qendrën e votimit 1904, në shkollën “Dardania” në Prishtinë, raportoi menaxheri i kësaj qendre, Isak Bregaj.

Ai për Speciale të RTV21, tha se deri në orën 15:00 kanë votuar 3 mijë e 816 persona, që në përqindje i bie 36.5 %, shkruan rtv21.tv

Bregaj ka raportuar për disa parregullsi, ku sipas tij, ishin disa raste ku disa persona që kanë votuar, janë përshëndetur me dorë me disa të tjerë dhe spreji është përcjell, në këtë mënyrë këtyre të fundit nuk u është lejuar votimi.

Raportohet se në këtë qendër votimi ka disa raste për pastrimin e listave. Bregaj ka thënë se askush nuk ka votuar në emër të atyre personave që figurojnë në listë, por që kanë ndëruar jetë vite më parë.

Ndryshe, në këtë qendër të drejtë vote kanë 10 mijë e 500 votues, ndërsa gjithsej janë 13 kuti të vendvotimeve./21Media

Back to top button