Klinë: Rritet pjesëmarrja e qytetarëve në votim
Mbi 3 mijë persona votuan në shkollën fillore “Ismet Rraci”
Gazetarja e RTV21, raportoi për procesin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhe në Komunën e Klinës.
Sipas menaxherit të qendrës kryesore të votimit në këtë komunë, Gani Ahmetxhekaj, deri në orën 17:00 votuan 3 mijë e 360 persona, në përqindje i bie 31%.
Nuk raportohet për ndonjë parregullsi në këtë qendër votimi në shkollën fillore “Ismet Rraci”./21Media