Rasti i logopedit nga Gjilani, Kryetari i Shoqatës së Pacientëve: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve?

Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra ka reaguar në lidhje me logobedin I.F nga Gjilani, i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një 5-vjeçare.
“Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin. Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi”, ka shkruar në Facebook Kodra.
Si pasojë e incidentit që ka ndodhur ditën e djeshme, është arrestuar I.F/ logoped, i cili ushtron veprimtarinë e tij në Gjilan, konkretisht në ordinancën e tij private./21Media

Back to top button