Reagimi i parë i Osmanit për rezolutën kundër Raportit të Dick Martyt që e miratoi Kuvendi i Shqipërisë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se rezoluta kundër Raportit të Dick Martyt të cilën është miratuar një ditë më parë në Kuvendit e Shqipërisë shprehu atë që secili shqiptar e thotë.
“Që lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk do të mund ta zhbëj askush pavarësisht përpjekjeve. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh”, tha ajo.
Këto komente i bëri pas pyetjes së RTV21 në konferencën e përbashkët që zhvilloi me presidentin shqiptar në largim, Ilir Meta
“Unë besoj se ju konfirmimin tonë sa i përket pastërtisë luftës çlirimtare, karakterit çlirimtar të luftës se Kosovës e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i përditshëm.” , tha ajo.
Tutje, Osmani shtoi se çdo punë që bëhet për Kosovën brenda dhe jashtë saj është në nderim të çlirimtare.
Ajo ritheksoi se Serbia ka qenë agresori, Kosova viktimë e një regjimi gjenocidal dhe UÇK-ja e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe ka luftuar për lirinë e saj.
Ndërsa, sa i përket formimit të Gjykatës Speciale, Osmani përmendi se
Kuvendi i Shqipërisë pas debatesh ka miratuar dje një rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t mbi pagabueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Rezoluta është miratuar me 125 vota pro dhe asnjë kundër./21Media

Back to top button