Muhaxheri: Faleminderit për kaq shumë krenari që po na sjellin!

 
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pasi që xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit.
Muhaxheri ka falënderuar xhudistet për kaq shumë krenari që po i sjellin vendit.
“Distria Krasniqi zë vendin e dytë me medaljen e argjendtë në Grand Slam Paris! Faleminderit vajzave të arta dhe trajnerit Driton Toni Kuka për kaq shumë krenari që po na sjellin!”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Distria Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon nikoqiren, francezen Anais Mosdier. Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari në vazhdime medalisten Olimpike në Tokio 2020, britanezen Chelsie Giles. Në gjysëmfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Zvicra, Fabienne Kocher.
Krasniqi në finale humbi me Wazaari në vazhdime kundër garueses tjetër nga Franca, Amandine Buchard, medaliste e argjendtë Olimpike në Tokio 2020./21Media

Back to top button