Kaloni te përmbajtja kryesore

Real Sociedad mposht Granadan

Myrto Uzuni sërish titullar në LaLiga, por skuadra e sulmuesit kuqezi, Granada, nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Real Sociedadit, ku u mposht 2-0.
Skuadra baske realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë fitoren e 10-të sezonale, që e çon në kuotën e 38 pikëve, në vendin e 6-të.
Oyarzabal realizoi me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa të dytin e shënoi Raofinha në të 74-tën, i shërbyer pikërisht nga lojtari i kombëtares spanjolle.
Në anën tjetër, Adnan Januzaj kompletoi 90 minuta dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme në repartin ofenziv./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button