Refuzon të vaksinohet kundër COVID-19 “Miss Holanda” tërhiqet nga “Miss World”

Për shkak të refuzimit për vaksinim kundër Covid-19 “Miss World Holanda” ka lënë konkursin e bukurisë.
21 vjeçarja, Dilay Willemstein, deklaroi se nuk është “ende gati” për të marrë vaksinën kundër Covid-19, dhe mund të mos jetë kurrë, shkruan DailyMail
Dilay Willemstein do të zëvendësohet nga Lizzie Dobbe, e cila zuri vendin e dytë në konkursin kombëtar të Holandës i cili përfundoi në korrik.
Marrja e kurorës së Miss World ishte një ëndërr e përjetshme për 21 vjeçaren. Por ajo deklaroi se pasi fitoi, asaj iu tha se të gjithë finalistët do të duhej të vaksinoheshin në mënyrë që të udhëtonin në Porto Riko./21Media

 

Back to top button