​Sadiku triumfon në betejën e parë në turneun botëror të boksit

Donjeta Sadiku e ka fituar betejën e parë në turneun botëror kualifikues të boksit në Arsizio të Italisë.

Boksierja kosovare triumfoi përball Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim te gjyqtarëve.

Donjeta të tre raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka është shprehur e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta në rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024.

Back to top button