RENEA “zhytet” në Seman, nis kërkimi i 26-vjeçarit dhe veturës

Rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të dieleje u raportua se pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier, se parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Dhe për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje 4 polumbarë të repartit RENEA kanë filluar kërkimet në ujërat e lumit Seman.
Operacioni i kërkimit është përqendruar në këmbët e urës së Mbrostarit, aty ku dyshohet se mund të ketë rënë automjeti tip “ Golf” i marrë me qera nga 26-vjeçari M.L.
Ende nuk ka asnjë shenjë të automjetit që dyshohet se mund të ketë rënë në lumë pas përplasjes së fuqishme me parmakët e njërit krah të ures, të cilët janë shkatërruar plotësisht dhe kanë rënë në lumë./oranews

Back to top button