Pasi e përmendi në këngë si orë e lirë, marka “Casio” i reagon Shakiras

Këngëtarja kolumbiane, Shakira u bë virale pasi publikoi këngën e saj me DJ Bizarrap, në të cilën thumbon ish-partnerin Gerard Pique, pas ndarjes.
Në këngë, Shakira aludon për fuqizimin, vetëbesimin dhe këshillon se si të vazhdohet jeta pas një ndarje dashurie, megjithatë, me këtë këngë që tashmë ka kaluar 50 milionë shikime në 24 orët e para, përmendi edhe disa marka që nuk hezituan t’i përgjigjen kolumbianes.
“Ti ndërrove një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një ‘Rolex’ për një ‘Casio’”, thuhet në një pjesë të këngës së Shakiras.
Menjëherë në rrjetet sociale u krijua një debat, pasi mund të kuptohet si referencë për ish-partneren e saj.
Megjithatë, marka e orëve “Casio” ka përfituar nga ekspozimi që këngëtarja kolumbiane i bëri në suksesin e saj me argjentinasin Bizarrap dhe u përgjigj me delikatesë me një postim në Instagram.
“Ne na pëlqen që kjo na spërkat”, ka shkruar marka e orëve në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me një imazh të një ore të papërshkueshme nga uji, duke bërë të qartë se nuk ka fare shqetësim për krahasimin me orën e famshme të markës “Rolex”.
Duhet theksuar se në një pjesë tjetër të këngës së Shakirës dëgjohet: “Vetëm muzikë bëj, më fal që të spërkata”, me të cilën artistja bën lojë fjalësh me mbiemrin e kampionit të botës me Spanjën në vitin 2010.
Në një seri postimesh që marka “Casio” publikoi nga llogaria e tij zyrtare, ajo gjithashtu iu kundërpërgjigj artistes kolumbiane me një tjetër status në rrjetin social Twitter.
“Shakira, ne mund të mos jemi një ‘Rolex’, por është e qartë se klientët tanë janë besnikë ndaj nesh”, ka shkruar marka e famshme në Twitter.

Back to top button