Replika të ashpra mes kryeministrit Kurti e deputetit Berisha

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka pasur replika dhe kundër-replika mes deputetit të AAK-së, Bekë Berisha dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Ai tha se Kurtit asnjë punë nuk e ka bërë për shtetin
“Ti kush je Murati me na tregu neve kush është i rrejshem kush është i parrejshëm. Rri trus se jam tu fol pernime. Ti kryeministër ma i ri i ki veteranët e vërtetë se ata të rrejshmit. Asnjë punë nuk e ke ba për shtetin. Jo me negociu po me kry punën. Me këto veprime ke me na kthy në pellgun e përçarjes. 20 shqiptarë e veteranë janë ma të fortë se krejt Jugosllavia jote që të qesin votën” , tha ai
Ndërkohë Kurti replikoi duke thënë se sot nuk mund të realizohet takimi.
“Zyra ime kontakton me organizatat e dala nga lufta. Sot është absurde të kërkohet për takim. Nuk mendoj se një deputet i opozitës qoftë ai edhe më i miri të flasë në emër të protestuesëve. Unë kam organizuar shumë protesta, kam fol në emër të protestuesëve. Ju nuk mund të flisni në emër te protestuesëve, nuk jeni në situatën siç kam qenë. Deputeti tha diçka Jugosllavia kjo duhet të me shtyjë në një eksttrm që kurre nuk kam qenë në mënyrë që të më kritikojë. Pa shpifje nuk mund të kritikosh”. , tha ai.
Berisha iu kthye me kundër-replikë.
“Kryeministër tregona orën kur ki me i taku. Nuk mundem me të bë kurgje tjetër vec çka je…se votat janë qato që të thash. “, tha ai
Kurti i quajti shpifje deklaratat e tij.
“Unë jam i bindur që gjithmonë shumica dërmueme e popullit të Kosovës ka qenë kundër Jugosllavisë. Ju për të më kritikuar po shpifni jo vetëm për mua, por edhe për popullin. Shumica dërmueme kane qenë kundër Serbisë, mos e ofendo as popullin as mua.“, tha ai
Ndërkohë, Bekë Berisha mori përgjegjësi për ato që tha.
“Nuk kam shpif. Këto i tham në nderin tem dhe përgjegjësinë. 60 mijë veteranë kofshin ndahen në tërë partitë kapak, e qata që të kanë votu dojnë veç ty”., tha ai./21Media

Back to top button