Rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Evropës, me rezultate tejet interesante.
Skuadra e Napolit pësoi humbje kundër Spartak Moscow me rezultat 3:2, njëjtë sikurse Leicester që u mposht nga skuadra e Lirim Kastratit Legia Warsaw.
Në anën tjetër, Lyoni i Xherdan Shaqirit e mposhti me rezultat 3:0 skuadrën daneze Brondby kurse me rezultat të njëjtë, fitore shënoi edhe skuadra e Arijan Ademit Dinamo Zagreb, që e mposhti si mysafirë skuadrën belge Genk.
Fitore sot regjistroi edhe ekipi i Vedat Muriqit Lazio, i cili e mposhti në shtëpi skuadrën e Lokomotiv Moscow.
Ndeshja e fundit e programit të Ligës së Evropës ishte ajo mes West Ham dhe Rapid Wienna, ndeshje kjo në të cilën triumfoi skuadra angleze me rezultat solid 2:0.
Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Evropës.
Antwerp 0 – 1 Eintracht Frankfurt
Fenerbahçe 0 – 3 Olympiacos
Legia Warsaw 1 – 0 Leicester
Lyon 3 – 0 Brondby
Napoli 2 – 3 Spartak Moscow
Real Sociedad 1 – 1 Monaco
Sparta Prague 1 – 0 Rangers
Sturm Graz 1 – 4 PSV
Braga 3 – 1 Midtjylland
Celtic 0 – 4 Bayer Leverkusen
Ferencvaros 1 – 3 Real Betis
Genk 0 – 3 Dinamo Zagreb
Lazio 2 – 0 Lokomotiv Moscow
Ludogorets 0 – 1 Crvena Zvezda
Marseille 0 – 0 Galatasaray
West Ham 2 – 0 Rapid Wienna.

Back to top button