Rikthehet “John Cage’s Hamlet” e Bekim Lumit
Shfaqja “John Cage’s Hamlet” e regjisorit të ndjerë Bekim Lumi do të shënojë rikthimin pas afro gjashtë vjet në kuadër të Kosovo Theatre Shoëcase të mërkurën më 3 nëntor në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.
Premiera e kësaj shfaqjeje është dhënë më 20 nëntor të vitit 2015.
Në këtë shfaqje luajnë Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Luan Durmishi (tenor), Adorel Haxhiaj (violonçelo).
Kjo shfaqje përdor një qasje teatrore eksperimantale përmes të cilës Hamleti i Shekspirit ndërthuret, përzihet, shkrihet e tretet në një material bashkë me vizionin muzikor të kompozitorit avangard amerikan John Cage.
Edhe pse është e bazuar në tragjedinë e Shekspirit, performanca i refrohet asaj në shumë pak pjesë.
Duke filluar nga sote(2 nëntor) deri më 7 shtator Kosovo Theatre Shoëcase do të shënojë edicionin e 4-të në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan ku do të prezantohen 10 performanca teatrore nga Kosova dhe rreth 4 të tjera nga rajoni dhe Evropa./21Media