Rishikimi i buxhetit kaloi edhe në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka miratuar Raportin me amendamente të Projektligjit për rishikimin e buxhetit.
I njëjti është kritikuar nga opozita, derisa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur mazhorancën arrogante edhe në çështje për rëndësinë e vendit.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, cili ka deklaruar se opozita s’ka qenë bashkëpunuese.
Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se pushteti ka bërë “pazar” me rishikimin e buxhetit, pasi i vetmi amendament nga opozita që ka kaluar ka qenë i deputetes, Albena Reshitaj, që ka votuar pro presidentit.

Back to top button